Modelja Gabriela Cavallin, e cila akuzon sulmuesin brazilian Antony se e ka dhunuar e madje e ka lënë shtatzanë pa dëshirën e saj, bën një thirrje publike. Ajo i drejtohet Manchester United që ta përjashtojë sulmuesin 100 milionësh, ashtu siç klubi veproi edhe me Mason Greenwood, sulmuesin që nuk ka një dënim penal ndaj tij por akuzat e ish të fejuarës e bënë klubin që ta largonte te skuadra e Getafes.
Cavallin e cila ka qenë e fejuara me Antony, thekson se është e padrejtë që ai të luajë ndërkohë që në Brazil po hetohet nga autoritetet për dhunë fizike. “Unë jam e shkatërruar. Si mund të kalojë gjithçka si normale për të? Ai duhet të përjashtohet nga skuadra”, thekson modelja braziliane.
sfidanti.al