Kombëtarja e Marokut dhuron gjak

Lojtarët e Kombëtares së Marokut përgjigjen në kohë pasi në zonat e prekura nga tërmeti ka nevojë urgjente për gjak. Ekipi maroken u paraqit në qendrën e transfuzionit në Agadir, një qytet maroken, për të dhuruar gjak për të dëmtuarit nga tërmetit që goditi vendin të premten.

Ashraf Hakimi ishte ndër të parët që u prezantua në radhë për të dhuruar gjak ndërsa mbrojtësi i PSG do ndihmojë edhe me ndihma konkrete financiare. Ndeshja Marok-Liberi e vlefshme për eleminatoret e Kupës së Afrikës, është shtyrë pikërisht për shkak të tragjedisë. Ndërkohë, në vendin e Afrikës veriore situata vazhdon të konsiderohet shumë e rëndë pasi mijëra njerëz kanë ngelur të bllokuar nën rrënoja dhe forcat e shpëtimit janë në luftë me kohën për t’i nxjerrë të gjallë.

sfidanti.al