Alvaro Morata refuzoi Arabinë për të mos humbur europianin

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata mori një ofertë shumë të rëndësishme nga Arabia Saudite gjatë merkatos së verës por ai vendosi që të qëndronte në Spanjë. Lojtari i Atletico Madrid beson se mund të zhvillojë një europian si protagonist me fanellën e Spanjës dhe për këtë arsye refuzoi milionat nga Lindja e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat iberike, sipas të cilave, bomberi mbylli menjëherë çdo mundësi për t’u transferuar në Saudi Pro League ku një klub i rëndësishëm bëri ofertën që Atletico e pranoi për jo lojtari.

sfidanti.al