Finalja e Kupës së Botës në basketboll i jep të drejtë Gjermanisë që triumfon për herë të parë në këtë kompeticion duke i dhënë një leksion difensiv ekipit serb. Katër perioda të dominuara nga skuadra që në parket u frymëzua nga talenti i Los Angeles Lakers, Denis Schroeder. 83-77 shënoi fundi i ndeshjes ku Gjermania luftoi për çdo top ndërsa Moritz apo Wagner zhviluan gjithashtu një ndeshje monumentale duke zhvlerësuar yllin serb të Atlanta Hawks, Bogdan Bogdanovic.
Sfidë pothuajse pa asnjë gabim nga ana e gjermanëve ku Schroeder shënoi 28 pikë dhe bëri diferencën në këtë sfidë ashtu si edhe në gjysmëfinalen kundër SHBA-së. Gjermania është kampione e botës, jo në futboll por në basketboll, shënojeni mirë këtë fakt të pazakontë. Vendi i tretë shkon për Kanadanë që kaloi SHBA-në në ndeshjen për vendin e tretë.
sfidanti.al