Ekitike pranë largimit nga PSG, Uest Ham fiton “garën” me italianët

Fundi i merkatos po afron dhe Hugo Ekitike vazhdon të jetë në qendër të saj. Klubi i PSG-së ishte i qartë me 21-vjeçarin, ai do të shitet për t’i lënë vend Kolo Muani, sulmuesit që është shumë pranë zyrtarizimit me kampionët e Francës.

Sipas raportimeve të mediave është zhvilluar një takim mes Luis Kampos dhe drejtorit teknik të Uest Ham, Tim Stejdten. Fokusi i takimit ishte diskutimi për lojtarin Ekitike. Biseda thuhet se ishte pozitive dhe klubet kanë gjetur marrëveshjen ekonomike së bashku, por edhe me lojtarin. Etikite duket se ka pranuar transferimin në Angli dhe kështu, klube si Roma, Milan dhe Atalanta të cilat kishin interes, janë zbehur.

 

sfidanti.al