Gjithçka zyrtare, Mançester Siti gjen zëvendësuesin e Rijad Mahrez

Largimi i Rijad Mahrez drejt Arabisë Saudite bëri që Mançester Siti të hynte në mënyrë të papritur në merkato për të siguruar firmën e një anësori ofensiv. Me sa duket, kërkimi ka marrë fund, pasi “qytetarët” kanë gjetur akordin për të transferuar në Angli një lojtar të cilin ua ka rekomanduar Kevin De Bryjn.

Mediat angleze raportojnë se Zheremi Doku, mesfushori belg i Ren, do të transferohet në Angli dhe mund të jetë i gatshëm që për ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat ndaj Shefilld Junajtid. Akordi është arritur për shifrën e 55 milionë paund që do të kalojnë në arkat e klubit francez. Futbollisti do të jetë një alternativë më shumë për Guardiolën, i cili gjithsesi ka gjetur te të rinjtë Palmer dhe MekAti dy lojtarë të cilët mund të japin një kontribut të rëndësishëm gjatë këtij sezoni.

 

sfidanti.al