Pavarësisht se deri më tani ka afruar një numër të konsiderueshëm lojtarët, “zikaltërit” e Inter, duket se nuk kanë ndërmend të ndalojnë këtë merkato vere, teksa tanimë kanë një tjetër objektiv në listën e këtij fraksioni merkatoje.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin e Bajern Mynih, Benxhamin Pavard, me këtë të fundit që prej disa javësh tanimë kërkon largimin nga “bavarezët” dhe bordi i Interit është i gatshëm të nisë negociatat për transferimin e francezit. Përveç “zikaltërve”, Pavard mund të jetë një opsion për Arsenalin për të zëvendësuar Jurien Timber, i cili ka këputur ligamentin, por ende nuk është marrë një vendim për këtë.
sfidanti.al