Ballkani i pandalshëm në Evropë, “dardanët” e Dajës kapin “play off”-in

Pas fitores 2 me 0, në mitikun “Fadil Vokrri” javën e kaluar në përballjen e parë të fazës së tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës, ndaj Red Linkoln Imps, Ballkani i Ilir Dajës ka arritur të fitojë dhe në ndeshjen e kthimit, duke siguruar kështu për të 2-tin vit radhazi fazën “play-off” të kualifikueseve.

Sipari i golave u hap nga mesfushori, Mentor Korenica në minutën e 48’-të të sfidës dhe vetëm 15’ minuta më pas mesfushori malazez, Edvin Kuç dyfishon shifrat duke “hipotekuar” kualifikimin në fazën tjetër. Mirëpo, përballja nuk përfundoi me kaq, pasi në minutën e 66’-të Huampe shënoi golin e nderit për vendasit, ndërsa në minutën e 92’-të, “bomberi” Qëndrim Zyba gjen golin e tretë të sfidës, duke “vulosur” kështu rezultatin e përgjithshëm, 1 me 3.

 

sfidanti.al