Ashtu siç pritej, “demat e kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore të lehtë ndaj letonezëve të Valmieras në “Elbasan Arena”, ku i kanë mundur këta të fundit me rezultatin minimal 1 me 0, duke siguruar kështu kualifikimin historik për në fazën e “play off”-it të Ligës së Konferencave.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 21’-të, ku një 11-metërsh të akorduar arbitri danez, Putros ekzekutohet mrekullisht nga “heroi” i “demave” në Evropë, Tedi Cara, me kapitenin që i dhuron skuadrës së tij fitoren dhe kualifikimin. Tashmë në raundin e fundit kualifikues të Ligës së Konferencave, “demat e kuq” do të përballen me kazakistanasit e Astanas, në një përballje ku shpresohet për më të mirën.
sfidanti.al