Struga “triumfon” me “dhimbje”, djemtë e Duros sigurojnë fazën “play off”

Pavarësisht se u mund me rezultatin 2 me 1, në përballjen e dytë të vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, ndaj luksemburgasve të Hesperanzhe, Struga e teknikut Shpëtim Duro ka arritur të sigurojë fazën “play off” të Ligës së Konferencave.

Siparin e golave e hapi “bomberi” maqedonas, Besart Ibraimi, i cili në minutën e 17’ të sfidës tundi rrjetën e kundërshtarëve duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi një gol nga Gustavo në minutën e 70’ dhe një gol nga Akalaja në minutën e 94’-t përmbysën gjithçka po sërish pa ia dalë të eleminojnë Strugën, me këta të fundit që arritën diçka historike si faza finale e kualifikueseve të Ligës së Konferencës, ku do të përballen me boshnjakët e Zrinjski.

 

sfidanti.al