Pse thotë Zekiç i Partizanit..s’jam lodhur kurrë kaq shumë!

Fjalët e trajnerit te Partizanit, Zekiç në vesh të perëndisë së futbollit: “ Kurrë nuk kam qënë kaq i lodhur pas nje ndeshjeje ”! Nga i erdhi kjo lodhje kaq “speciale” trajnerit të “demave” kur përballë kishin një ekip modest si Valmiera e Letonisë? Nje ekip me te cilin bulizoi me naivitet edhe komentatori kur tha se gjysma e emrit të Valmieras ka kuptim, sipas tij, e mjera.!? Në fakt kroati Zekiç nuk është lehtësisht i deshifrueshëm, siç çdo të donim  t’i kishim gjithë trajnerët e huajt…

Ndaj, duhet përtypur me kujdes e jo me çapa kjo fraza pikante : Kurrë nuk kam qënë kaq i lodhur pas nje ndesheje!”. Ai nuk e thotë , por, në  këtë ndeshje me dy faqe,  më shumë e lodhën të tijët se sa letonezët.

“Ne nuk dinim ku ta pasonim topin kur kishim mundësi të shënonim” – komentoi  trajneri për pjesën e parë. Por ishte se ç‘ishte pjesa e dytë, kur Valmiera pati 5 apo 6 raste për të na shënuar, por siç duket këtë sezon jemi preferuar si misionaret e fatit…ne short  dhe në lojë! Deri ketu apo edhe me Astanën e Kazakistanit …

Sfidanti.al