Jo vetëm Salah, Al-Ittihad kërkon dhe një tjetër “superyll” të Evropës

Pavarësisht se janë transferuar lojtarë me goxha emër, si Karim Benzema, Ngolo Kante e Fabinjo, duket se “uria” e sauditëve të Al-Ittihad, nuk është shuar ende dhe tashmë kërkohen dy “super yje” të tjerë të futbollit evropian.

Përforcimi i parë do të jetë për mbrojtjen, ku është “piketuar” kapiteni i ‘gjigandëve” francezë të PSG-së, Markinjos, ndërsa transferimi i dytë do të jetë për repartin ofensiv, aty ku synohet të afrohet “faraoni” i Liverpulit, Mohamed Salah, teksa për këtë të fundit, kujtojmë se së fundmi në tabloidet britanike është shpërndarë lajmi, se skuadra e Al-Ittihad i ka ofruar egjiptianit, një kontratë nga e cilë do të përfitojë plot 180 milionë euro, në vetëm 2 sezone.

 

sfidanti.al