Pas përballjes së këtij viti në Supërkupën e Evropës, mes “qytetarëve” të Mançester Sitit e “andaluzianëve” të Sevijas, ku fitues padyshim dolën të besuarit e Pep Guardiolës, organi më i lartë i futbollit në Evropë ka vendosur t’i bëjë një ndryshim këtij “kompeticioni”.
Nga viti i ardhshëm turneu mund të zhvillohet në formatin “Final Four”, por duke qënë se janë vetëm 3 ekipe, pra një nga Çampions Liga, një nga Europa dhe një nga Liga e Konferencës, këto dy të fundit do të ndeshen me njëra-tjetrën dhe fituesi do të përballet me kampionët e Çampionsit.
sfidanti.al