Arnautoviç tek Inter, austriaku vjen në huazim me detyrim blerjeje

Pas disa ditësh negociata, “zikaltërit” e Inter kanë zytarizuar transferimin e “bomberit” austriak të sulmit, Marko Arnautoviç nga skuadra e Bolonjës, duke e rikthyer 34-vjeçarin edhe një herë në “Meazza”, pas plot 13 vitesh.

Për kartonin e Arnautoviç, “zikaltërit” do të paguajnë 10 milionë euro, por vetëm në fund të sezonit, nëse nënkampionët e Evropës do të binden nga aftësit e “bomberit” austriak dhe kontributi i tij.

 

sfidanti.al