I dha Superkupën Lajpcigut, Siti kërkon spanjollin e “demave”

Falë “magjisë” së tij, ku arriti të shënojë të 3 golat në përballjen mes Bajern Mynih e Lajpcig në Superkupën e Gjemanësë, ku i dha “demave” të Red Bull trofeun për hetë të parë në historinë e tyre, spanjolli, Dani Olmo ka arritur të zgjojë interesin e shumë klubeve evropiane.

Ndër këto klube janë dhe “qytetarët” e Mançester Siti, të cilët pasi siguruan shërbimet e Gvardiol nga “demat” tani kërkojnë dhe spanjollin. Kërkesën për 25-vjeçarin e ka bërë vetë tekniku Pep Guardiola dhe pritet që gjermanët të kërkojnë një shumë të madhe për transferimin e “iberikut”.

 

sfidanti.al