Anullohet “pista” Milan, Çelsi “blindon” Armando Brojën

Mediat italiane sot “vlonin” nga lajmet për një interesim të Milanit për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja. Të gjitha gazetat kryesore në vend theksonin se kuqezinjtë po bënin gati një ofertë për të marrë në huazim sulmuesin kuqezi i cili shihet si një bast i sigurt për të ardhmen.

Por ndryshe nga sa mendohet, Çelsi vazhdon të besojë te sulmuesi shqiptar. Mediat pranë klubit londinez kanë bërë të ditur se përgjigja ndaj interesimit të Milanit ka qenë negative, ashtu siç ka qenë disa herë ndaj ofertave të Uest Hem për të firmosur me sulmuesin. “Blutë” janë gati të presin kthimin e Brojës, pasi e shohin atë si një alternativë për rolin e qendërsulmuesit dhe kanë ndërtuar skuadrën me idenë që do ta kenë në përbërjen e tyre.

 

sfidanti.al