Nemanja Matiç do të nisë një eksperiencë të re në elitën e futbollit francez. Mesfushori 35-vjeçar e mbylli me Romën, teksa ditën e sotme u prezantua te skuadra e Rene.
Klubi francez ka derdhur 3 milionë euro në arkat e Romës, për shërbimet e mesfushorit, i cili ka firmosur deri në vitin 2025 me skuadrën e re. Kjo është hera e parë në karrierën e tij, që Matiç do të luajë në kampionatin francez.
sfidanti.al