O sa mirë që jemi ..euforikë! Egnatia leksion Interit…

Po sikur fitonim , hajde gjeje se  çfarë do të shkrepnim!  Nuk na ndahet asnjë hap euforia, ndaj dhe kur jemi të humbur na duket vetja si fitues! Interi ka mundur Egnatian në ndeshjen miqësore në Itali,  media italiane tregohet sipërfaqësore me ndeshjen lilipute, kurse në anët tona ka një anatomi tjetër. Diku thuhet se Interi, finalisti i Championsit, mori një dhuratë speciale  nga arbitri , një  11 m për të mundur Egnatian. Në një koment në ekran, specialisti Starova , nuk mbajti frena fare,  kur tha se Egnatia i dha një leksion Interit. Më pas lexon se Egnatia pësoi 4 gola, por doli me kokën lart..

Nuk na vjen mirë të besojmë te statistikat, për të cilat thuhet me humor se janë si bikinit e femrave, që tregojnë shumë, por nuk tregojnë..kryesoren, por  Interi pati 39 gjuajtje në portë!  Dhe, na pëlqen apo nuk na pelqen,  heroi i ndeshjes ishte portieri Sheri që dha një provë tjetër sigurie. Po Egnatia, për të cilën media italiane, pyeste cinizëm dhe me habi Interin: ku e gjetët këtë kundërshtar në këto momente?  Egnatia, nga ekipet tona që luajtën në Europë, ka më  shumë ide në lojë dhe topi në këmbët e tyre bën sens loje…

Sfidanti.al