Pas vetëm 1 sezonin, me fanellën e “verdhekuqve” të Roma, mesfushori serb, Nemanja Matiç është në kërkim të një “aventure” të re, teksa duket se e ka gjetur në kampionatin francez, Ligue 1, aty ku kërkohet nga skuadra e Rennes.
Me largimin e “veteranit” të mesfushës, tashmë tekniku Zhose Murinjo duhet të mendojë për afrimin e një tjetër mesfushori me eksperiencë si Matiç dhe mesa duket e ka gjetur po në kampionatin francez, Ligue 1, por kësaj radhe te “gjigandët” e PSG. Bëhet fjalë për “katalizatorin” argjentinas të mesfushës, Leandro Paredes, i cili pëlqehet shumë nga Murinjo, mirëpo përpara se të nisin negociatat me kampionët e PSG, Roma duhet të zyrtarizojë shitjen e Matic.
Ndërkaq, kujtojmë se që pas kalimit të tij nga Benfica, te Chelsea, ku erdhi nën drejtimin e teknikut Zhose Murinjo, Matiç e ka “ndjekur” teknikun portugez në çdo “aventurë” të tij, teksa shumë herë është konsideruar dhe si “hajmalian” e “luzitanit”.
sfidanti.al