Braziliani në “krizë” te PSG, Nejmar pranë rikthimit te Barcelona

E ardhmja e Nejmar tashmë duket shumë larg “gjigandëve” francezë të PSG, të cilët kanë vendosur ta shesin brazilianin, mirëpo ky i fundit shpreson që të gjejë gjuhën me klubin, për ta mbyllur kontratën me dakordësi, në mënyrë që të vazhdojë “aventurën” e tij diku tjetër.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, “fantazisti” brazilian ka gjetur akordin me “katalanasit’ e Barcelona për një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit, si dhe me një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon. Tashmë gjithçka është dorën e klubeve, PSG e Barça, me francezët që duhet të bien dakord për prishjen e marrëveshjes nga të dyja palët, ndërsa “blaugranat” duhet të lënë disa lojtarë të shkojnë në mënyrë që të përballojnë shërbimet e Nejmar.

 

sfidanti.al