Kurtua jashtë fushave i dëmtuar, Real Madrid në kërkim të një portieri

Pas dëmtimit të tmerrshëm të “gardianit”, Tibo Kourtua, i cili gjatë seancës stërvitore, të kësaj të enjteje këputi ligamentin e gjurit të majtë, “galaktikët” e Real Madrid tashmë kanë hyrë në merkato për gjetjen e zëvendësuesit ideal të “shtatlartit” bleg e deri më tani në listën e “galaktikëve” janë 4 emra për të mbuluar “shtyllat” madrilene, emrat që vijnë nga Premier Liga, Ligue 1 e La Liga.

Bordi i “los blancos” konsideron të përshtatshëm spanjollin e Çelsit, Kepa, “gardianin” maroken të Sevijas, Bono, ish-portierin e tyre, Kejlor Navas, si dhe spanjollin, David de Gea, teksa më shumë për portën “galaktike” do të mësohen në ditët në vijim, kur madrilenët të fillojnë konkretizimin e ideve të tyre.

 

sfidanti.al