Gallata refuzon ofertat për Zaniolo, “luanët” turq presin anglezët

Mesditën e së mërkurës që sapo lamë pas, në mediat italiane qarkulloi lajme se përveç “bardhezinjve” të Juventus, për kartonin e “fantazistit”, Nikolo Zaniolo në “garë” tashmë kanë hyrë dhe “gjigandët” rus të Zenit.

Këta të fundit janë të gatshmë t’i ofrojnë “luanëve” të Galatasaray plot 35 milionë euro për shërbimet e italian, si dhe 9 milionë euro në sezon këtij të fundit, mirëpo turqit duket se nuk duan ta transferojnë “yllin” e tyre në Rusi e për këtë arsye po presin një ekip tjetër.

Bëhet fjalë për anglezët e Aston Vila, teknikun Unai Emeri që kërkon me patjetër shërbimet e Zaniolos në krahët e fushës, pas dëmtimit katastrofik të ligamentit të gjurit të argjentinasit, Emiljano Buendia, mirëpo ka një problem. Klubi nga Birmingami nuk ka mundësi të paguajë aktualisht shumën e plotë për kartonin e italianit dhe kështu kërkon transferimin e tij në huazim me detyrim blerje në fundin e sezonit dhe “luanët” e Stambollit tashmë po presin rritjen e ofertës nga anglezët për ta lënë “fantazistin” të kalojë në Premier Ligë.

 

sfidanti.al