Çelsi në “garë” me Liverpul për talentin belg, Sauthempton vendon “çmimin”

Pavarësisht se “shenjtorët” e Sauthempton përfunduan në vendin e fundit të Premier Ligës, sezonin e shkuar, duke siguruar kështu rënien nga kategoria, anglezët zbuluan dhe një talent vetëm 19-vjeçar në qendër të mesfushës.

Bëhet fjalë për “fantazistin” belg, Romeo Lavia, i cili këtë merkato vere është kthyer në objektivin kryesor të “të kuqve” të Liverpul, me teknikun, Jurgen Klop, që mesa duket e ka vënë re potencialin e madh të djaloshit. Mirëpo, për 19-vjeçarin nuk interesohet vetëm Liverpul, pasi në “garë” tashmë për shërbimet e belgut kanë hyrë dhe “blutë” e Çelsi, të cilët kanë bërë këtë të enjte, një ofertë prej 48 milionë paundësh, duke kaluar me 3 milionë ofertën e “të kuqve”.

Megjithatë, pavasërisht ofertave të konsiderueshme, “shenjtorët” kanë vendosur t’i refuzojnë ofertat, teksa janë të vendosur për të marrë plot 50 milionë paund për kartonin e belgut, i cili në një të ardhme të afërt mund të bëhet një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

 

sfidanti.al