Gjithçka zyrtare, Napoli forcon mbrojtjen me talentin brazilian

Pas një sezoni fantastik, ku arritën të fitojnë dhe kampionëtin e Serie A, pas 33 vitesh mungesë, “blutë” e Napolit filluan të shisnin disa nga lojtarët e tyre kryesorë, ku largimi më i rëndësishëm ishte ai i koreano-jugorit Kim Min-Xhej drejt “bavarezëve” të Bajern Mynih, për 50 milionë euro.

Ashtu siç pritej, në më pak se 1 muaj erdhi dhe zëvendësuesi i koreanit për sezonin e ardhshëm, i cili do të jetë braziliani Natan, me 22-vjeçarin, që vjen në Evropë pas eksperiencave te brazlianët e Flamengo e Red Bull Bragantino. Për kartonin e brazilianit, “blutë” e Italisë derdhën në arkat e Bragantino vetëm 10 milionë euro. Përsa i përket kontratës personale, Natan firmosi një kontratë 5-vjeçare, teksa kujtojmë se mund të luajë si qendërmbrojtës, por edhe në krahun e majtë të fushës.

 

sfidanti.al