U përfol për një kalim në Arabinë Saudite, agjentët e “faraonit” mohojnë gjithçka

Vetëm një ditë më parë, në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sauditët e Al-Itihad janë të gatshëm të derdhin plot 60 milionë euro për kartonin e “faraonit” të Liverpul, Mohamed Salah, madje t’i ofrojnë këtij të fundit dhe një kontratë “stratosferike” prej 180 milionë eurosh për vetëm 2 sezone. Mirëpo, pas këtij lajmi ka reguar dhe menaxheri i “yllit” egjiptian, Rami Abas, i cili mohon gjithçka, teksa tha se nëse Salah dëshironte largimin nga “të kuqtë” gjatë merkatos së verës nuk do të rinovonin kontratën me Liverpul.

“Nëse do të kishim marrë parasysh mundësinë e largimit nga Liverpul gjatë merkatos së verës, ne nuk do ta rinovonim kontratën vitin e kaluar. Momo mbetet i lidhur me Liverpul”,- u shpreh menaxheri i “faraonit” të “të kuqve”.

 

sfidanti.al