Me portierin e Brentford, David Raja shumë pranë kalimit te “topçinjtë” e Arsenal këta të fundit tashmë po mendojnë për largimin e portierit të tyre të 3-të, Mat Tërner, i cili vështirë se mund të zërë një vend në pozicionin e titullarit.
Për shërbimet e 29-vjeçarit amerikan interesohet skuadra e Notingem Forest, të cilët kanë vendosur të ofrojnë plot 10 milionë paund për Tërner, ofertë kjo që është pranuar menjëherë nga “topçinjtë”. Mirëpo, bordi i Notingemit duket se nuk është ndalur me kaq, pasi raportohet se klubi dëshiron gjithashtu të nënshkruar me Din Henderson të Mançester Junajtid dhe Kasper Shmajkë të Nisës.
sfidanti.al