Uest Ham “zëvendëson” Rajs, “çekiçët” sigurojnë “shkatërruesin” e Ajaks

Pasi shiti te “topçinjtë” e Arsenal, talentin e mesfushës, Deklan Rajs, “çekiçët” e Uest Ham mblodhën plot 116 milionë euro dhe tashmë kampionët e Ligës së Konferencës po fillojnë të shpenzojnë për të forcuar skuadrën në kuadër të sezonit të ri.

“Çekiçët” e West Ham kanë arritur të sigurojnë shërbimet e “shkatërruesit” të mesfushës së Ajaks, Edson Alvarez, objektiv ky i hershëm i skuadrave angleze. Për kartonin e 25-vjeçarit meksikan, “çekiçët” derdhën në arkat e Ajaks plot 40 milionë euro, bashkë me bonuse, teksa ky i fundit do të firmosë në ditët në vijim dhe kontratën përfundimtare me anglezët, kontratë nga e cila deri më tani nuk është mësuar asnjë detaj.

 

sfidanti.al