Me largimin e Serxhio Buskets nga mesfusha e Barcelonës u duk se mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesi do të fitonte më shumë minuta te Barça, mirëpo ardhja e Gyndogan dhe Oriol Romeu duket se e kanë “eklipsuar” totalisht “ëndrrën” e Kesi.
Për këtë aryse, prej disa kohësh tashmë Kesi është në kërkim të një “aventure” të re, ku kërkon të ketë më shumë minuta në fushën e lojës. Opsioni i parë padyshim që mbeten ‘bardhezinjtë” e Juventus, të cilët duan ta kthejnë edhe një herë në Itali, 26-vjeçarin, mirëpo ‘londinzët” e Totenhem duket se kanë qëllime të tjera, me skuadrën e Premier Ligës, që ka ofruar 15 milionë euro për shërbimet e afrikanit, ofertë kjo e kënaqshme për klubin dhe shumë shpejt mund të vijë dhe akordi përfundimtar.
sfidanti.al