Triumfi në finalen e Champions League, duket se e ka plotësuar “egon” e anësorit algjerian, Rijad Mahrez, i cili tashmë do të nisë një “aventurë” të re larg nga Mançester Siti, teksa do të transferohet te sauditët e Al-Ahli.
Mahrez ka përfunduar vizitat mjekësore në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe pritet që në vijim të ditës të vijë dhe firma e anëosrit. Për kartonin e algjerianit, Al-Ahli paguan plot 30 milionë euro, ndërsa kontrata e vetë lojtarit do të jetë 4-vjeçare dhe do të përifitojë gjithashtu plot 30 milionë euro në sezon. Ndërkaq, në ekipin e tij të ri, Mahrez do të ketë si shokë skuadre dhe ish-“yje” të tjerë të Premier Ligës, si Firminjo, Mendi e Sant-Maksimin.
sfidanti.al