Një “diamant” lë futbollin, dëmtimi mbyll karrierën e spanjollit

Tashmë gjithçka është vendosur. David Silva është larguar zyrtarisht nga futbolli i luajtur, me mesfushorin spanjoll ka konfirmuar tërheqjen e tij pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë sezonit të kaluar të La Liga.

“Fantazisti”, 37-vjeçar kaloi një dekadë te Mançester Siti pasi u largua nga Valencia në vitin 2010. Ai luajti më shumë se 400 përballje për klubin e “qytetarve”, duke fituar 4 tituj të Premier Ligës.  Në 869 ndeshje në total si lojtar profesionist, David Silva ka shënuar 156 gola, ka asistuar 226 herë dhe ka fituar 20 trofe, ndër të cilat, 2 Kampionate Evropianë, 1 Kupë Bote, 2 Kupa të Mbretit, 2 Kupa FA, 4 Kupa Karabao dhe 3 Superkupa të Anglisë.

 

sfidanti.al