Një tjetër “legjendë” lë futbollin, Diego Godin pranë “lamtumirës”

Pas njoftimit të “fantazistit”, David Silva se do të lërë futbollin e luajtur, pas një dëmtimi katastrofik, një tjetër “legjendë” e futbollit evropian e kryesisht atij në La Liga është vetëm 3 ditë larg daljes në “pension”. Bëhet fjalë, për ish-qendërmbrojtësin e Aletiko Madrid, Inter, Vijareal e Kaljari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili ka njoftuar se ndeshja e skuadrës së dielës mbrëma e skuadrës së tij Velez Sarsfild ndaj Hurakan do të jetë e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritë të shënojë plot 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë 3 herë Superkupën e Evropës, 2 herë Europa Ligën, 1 trofe të La Liga, 1 Kupë të Mbretit, 1 Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Uruguajit. Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku do të mbyllë dhe karrierën e tij.

 

sfidanti.al