Liverpul nuk dorëzohet për Lavia, “të kuqtë” gati ofertën e dytë

Pas refuzimit të ofertës së parë prëj 37 milionë paundësh, nga ana e “shenjtorëve” të Sauthempton, për kartonin e 19-vjeçarit të talentuar belg, Romeo Lavia, “të kuqtë” e Liverpul kanë vazhduar sërish negociatat me skuadrën e Çampionship dhe në vijimin pritet që të vijë një ofertë e re nga “gjigandët” anglezë.

Bordi i Liverpul ka përgatitur një “paketë” prej 45 milionë paundësh, e cila vjen në formën 42.5 milionë bazë plus 2.5 të tjera bonus, për talentit tepër premtues të mesfushës. Një ofertë e tillë, duket të jetë e kënaqshme për bordin e “shenjtorëve” dhe shumë shpejt, Lavia mund të bëhet transferimi i tretë në këtë merkato vere për Liverpul, pas ardhjes në “Anfilld”, të argjentinasit, Aleksis Mek Alister dhe hungarezit Dominik Zhobozhlai.

 

sfidanti.al