Ekipi i ri, por jo kampionat, Berisha në “radarët” e italianëve

Me “gardianin” e Kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha në prag largimi nga “demat” italianë të Torinos, tashmë 34-vjeçari ka filluar të mendojë për “aventurën” e tij të re, e cila mesa duket do të jetë sërish në elitën e futbollit italian.

Për shërbimet e ish-“shtatlartit” të Lacios e Atalantës interesohen të sapo ngjiturit në Serinë A, Frozinone, të cilët e pëlqejën shumë profilin e portierit shqiptar, teksa janë të mendimit se “gardiani’ mund të luajë një rol kyç në qëndrimin e tyre në elitën italiane këtë sezon. Mirëpo, ka një problem fare të vogël, i cili qëndron te paga e lojtarit, me Berishën, që tek Torino paguhet plot 1 milionë euro në sezon dhe nuk dihet nëse klubi i Frozinone është i gatshëm ose jo të paguajë pagën e “gardianit” 34-vjeçar.

 

sfidanti.al