Padyshim, një nga klubet që ka surprizuar më shumë këtë merkato vere jaën kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët deri më tani kanë afruar emra goxha të njohur në futbollin evropian, si Uillfred Zaha, Angelino e Mauro Ikardi.
Mirëpo, duket se merkatoja e “gjigandëve” të Stambollit nuk do të ndalet me kaq dhe pas thashehemeve, që lidhnin “portugezin”, Zhoao Feliks me një kalim te turqi, tashmë një emër i ri ka dalë në “pistë” për mesfushën e turqve. Bëhet fjalë për mesfushorin e “djajve të kuq” të Mançester Junajtid, Fred, me këtë të fundit që kërkon largimi nga “Olld Traford” e mesa duket e ka një opsion të gatshëm për “aventurën” e tij të re.
sfidanti.al