Suarez do “ribashkimin”, problem mbetet klubi brazilian

Pasi arriti të nënshkruante me tre “legjenda” të Barcelonës, siç janë Lionel Mesi, Serxhio Buskets e Zhordi Alba, Presidenti i Inter Majemi, “legjenda” e mesfushës angleze, Dejvid Bekam dëshironte të sillte dhe një tjetër ish-“katalanas” në Florida.

Bëhet fjalë për “bomberin” uruguajan, Luis Suarez, me “el pistoleron”, që e kërkonte prej kohësh një ribashkim me “pleshtin” dhe Buskets në mesfushë për të përjetuar edhe një herë kohën e kaluar te Barça, mirëpo kjo nuk do të ndodhë pasi klubi brazilianin, Gremio, ku Suarez ndodhet aktualisht, nuk dëshiron ta lërë “veteranin” të largohet, teksa konsiderohet shumë i rëndësishëm për ekipin dhe tanimë çdo gjë ka mbetur në “udhëkryq”.

 

sfidanti.al