Merkato e “çmendur” e Al-Hilal, pas Mbape kërkohet Osimen

Bordi drejtues i arabëve të Al-Hilal, duket se është “çmendur” këtë verë, teksa vetëm 2 ditë pasi ishin të gatshëm të shpenzon plot 1 miliardë euro në total për “yllin” e PSG, Kiljan Mbape, tashmë janë vënë pas një tjetër “ylli” të momentit.

Bëhet fjalë për “bomberin” nigerian të Napolit, Viktor Osimen dhe mesa duket Al-Hilal është e gatshme të përmbushë dëshirat e Presidentit De Laurentis, teksa nuk përjashtohet mundësia se sauditët mund të derdhin plot 180 milionë euro në arkat e kampionëve të Italisë. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare drejt klubit “të kaltër” dhe nëse ndodh gjithçka do të ishte në dorën e drejtuesve nëse do të pranonin ofertën faraonike ose jo.

 

sfidanti.al