Beshiktash “tremb” Tiranën me “merkato”

“Gjigandët” turq të Beshiktash do të presin mbrëmjen e sotme, në “Vodafon Arena” të Stambollit, “bardheblutë” e Tiranës, në përballjen e parë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Të konsideruar si një ndër klubet më të forta në Turqi, së bashku me Gallatasarajn e Fenerbahçen, skudra e Beshiktash është gjithashtu shumë aktive në merkaton e verës, teksa tashmë kërkon “fantazistin” e sulmit të Milanit. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin kroat, Ante Rebiç, i cili mund t’i bashkohet “shqiponjave” turke në ditët në vijim, megjithatë pavarësisht se mund të mbërrijë në kohë për përballjen e dytë të 3 gushtit, sërish Rebiç nuk përbën “rrezik” për “bardheblutë”.

 

sfidanti.al