Kombëtarja shqiptare e basketbollit të meshkujve ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e djeshme, teksa ka regjistruar humbjen e dytë në grup në sfidat e raundit të tretë të vlefshme për paraelminatortet e Kampionatit Europian 2025.
Kuqezinjtë e drejtuar tashmë nga trajneri grek Antonios Dukas, janë mundur dje në transfertë nga Sllovakia me rezultatin 86-63. Kombëtarja jonë mundi t’i përgjigjej nivelit të kundërshtarit deri në gjysmën e periodës së dytë, pasi me tej takimi u dominua nga sllovakët, të cilët siguruan triumfin për të marrë edhe kreun e klasifikimit në Grupin I, me dy fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara, ndërsa Shqipëria pozicionohet në vend të fundit me dy humbje. Përsa i përket përballjeve të radhës, më 29 korrik, në orën 17:30, Shqipëria do të ndeshet me Rumaninë, ndërsa më 5 gusht, në orën 20:30, përballë Sllovakisë.
sfidanti.al