Sevija refuzon Bajernin, spanjollët presin ofertën e PSG

Pavarësisht interesimit të një ekipi “gjigand” të futbollit, siç është dhe Bajern Myinhu, “andaluzianët” e Sevijas e kanë refuzuar ofertën e parë të “bavarezëve” për “gardianin” maroken, Jasin Bono.

Bordi i Bajern hodhi në “tavolinë” një ofertë prej 8 milionë eurosh bazë + 4 të tjera bonus, mirëpo spanjollët e kanë refuzuar diçka të tillë dhe tashmë po presin ofertën e francezëve të PSG, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë plot 12 milionë euro për marokenin, pa llogaritur këtu bonuset që mund të shtohen gjatë negociatave.

 

sfidanti.al