Napoli duket se do të tentojë sërishi fitimin e titullit kampion dhe këtë e konfirmon pikërisht dëshira e Presidentit Aurelio de Laurentis për të mbajtur në arenën “Diego Armando Maradona”, “yllin” nigerian të sulmit, Viktor Osimen, teksa ka refuzuar një ofertë “faraonike” nga francezët e PSG.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe Presidenti i italianëve i ka kërkuar kampionëve të Francës plot 200 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit. Në krahun tjetër, Osimen dhe agjenti i tij janë duke punuar për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, në të cilët do të rritet dhe paga e lojtarit, me këtë të fundit që është gjithashtu në pritje të përfundimit të merkatos për ta mësuar se sa konkurruese është skuadra sepse dëshiron të qëndrojë në Napoli.
sfidanti.al