Somer tek Inter, Bajern bën gati “zëvendësuesin”

Me zviceranin, Jan Somer pranë largimit tek Inter dhe “veteranin”, Manuel Nojer, jo në formën më të mirën e tij të mundshme, duke marrë parasysh këtu moshën dhe koha e gjatë e rikuperimit, pas dëmtimit të dhjetorit të kaluar, “bavarezët” e Bajern Mynih, tashmë kërkojnë një portier të ri thjesht zëvendësuses.

Në listën e gjermanëve tashmë janë tre opsione nga tre kampionate të ndryshme. Bëhet fjalë për gjeorgjianin e Valencia, Xhorxhi Mamardashvili, 23-vjeçarin kroat të PAOK-ut, Dominik Kotarski dhe “gardianin” e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, i cili aktualisht është tek anglezët e Brentford, ku në të shumtën e rasteve përballjet i nis nga toli, teksa duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

 

sfidanti.al