Pavarësisht se u transferua me shumë bujë nga “violët” e Fiorentinës, tek “bardhezinjtë’ e Juventus në verën e vitit 2020, duket se “aventura” e anësorit të sulmit, Federiko Kjeza është shumë pranë largimit nga Torino dhe objekivi i “fantazistit” është Premier Liga.
Fillimisht, një ofertë mbërriti nga skuadra e Aston Vila mbërriti në muajin qershor, mirëpo Kjeza e refuzoi pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. Përveç Aston Vilës interes për italianin kohët e fundit kanë filluar të shfaqin dhe Liverpul e Njukasëll, mirëpo deri me tnai nuk ka ndonjë ofertë konkrete dhe na mbetet veçse të presim ditët në vijim.
sfidanti.al