Jo vetëm Kuadrado, Inter do një tjetër ish-“bardhezi”

Inter e ka shfaqur haptazi interesimin për “bomberin” amerikan të Arsenal, Folarin Balogun, mirëpo duket se 22-vjeçari nuk do të jetë i vetmi sulmues, që “zikaltërit” mund të afrojnë këtë merkato vere, teksa tashmë është shumë pranë transfeirmn të “bomberit” spanjoll, Albvaro Morata.

Inter ka vendosur në “tavolinën” e Aletiko Madrid, një ofertë prej 15 milionë eurosh për “veteranin” e sulmit spanjoll, shifër kjo e konsiderueshme nga bordi i “madrilenëve”. Në krahun tjetër, vetë spanjolli e ka “miratuar” një kalim te “zikaltërit”, teksa e ka të sigurtë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe tani priten vetëm takimet mes klubeve e lojtarit para se gjithçka të firmoset e Morata të kthehet në “zikaltër”.

 

sfidanti.al