Harrohet Lukaku, Inter bën gati listën me 3 emra

Siç u zbulua dhe mëngjesin e sotëm, “bomberi” belg, Romelu Lukaku nuk është më në listën e merkatos së Interit dhe tashmë drejtuesit “zikaltër” kanë bërë gati listën me tre opsione për reportin ofensiv.

“Të preferuarir” e Marotës vijnë nga 2 kampionate të ndryshme. I pari është sulmuesi spanjoll i Atletiko Madrid, Alvaro Morata, i cili mendohet se përbën një kombinim me kapitenin Lautaro Martinez. Dy opsionet e tjera vijnë nga Premier Liga angleze, ku kërkohen “snajperi” italian, Xhanluka Skamaka dhe “bomberi” i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun me këtë të fundit që mendohet të jetë “i përzgjedhuri” i “zikaltërve”, pas sezonit fantasrik ku i ishte i huazuar te francezë e Reims, ku arriti të shënojë plot 21 gola e të dhurojë 4 asistime përgjatë sezonit 2022-2023 të Ligue 1.

 

sfidanti.al