PSG i thotë Mbapesë se është e pamundur që ai të largohet falas

Presidenti Naser Al Helaifi deklaron se nuk do të lejojë që superylli kryesor i skuadrës të ikë nga klubi pa i dhënë asgjë në këmbim. Numri 1 i Paris SG thotë se është e pamundur që Kilian Mbape të braktisë kryeqytetin e Francës me parametër zero. “Ne nuk mund ta humbasim lojtarin më të mirë të botës pa fituar asgjë, – thotë Al Helaifi, – më vjen mirë që Mbape ka thënë se nuk do të largohet falas”. Mbetet të shihet nëse sulmuesi 24-vjeçar do të transferohet këtë verë kundrejt një shifre të lartë, apo do të rinovojë kontratën, ose ndoshta PSG mund ta dënojë duke e lënë në stol.

Sfidanti.al