“Djali i shtëpisë”, lojtari i Akademisë së Realit të Madridit, i jep fund karrierës në “Bernabeu”. Marko Asensio ka qenë gjithnjë i dashur për tifozët spanjollë, veçse nuk mundi të ishte titullar i vazhdueshëm tek madrilenët, ndaj edhe provoi një etapë të re. Sulmuesi ka firmosur 4 vjet tek Paris SG, ndërsa kontrata me Realin përfundoi në fund të qershorit. Asensio do të fitojë 7 milionë euro tek PSG ndaj 4 që kishte në Madrid, ku luajti 286 ndeshje, shënoi 61 gola, shërbeu 28 asiste dhe fitoi 17 trofe.
Sfidanti.al