Ky është plani që ka Reali i Madridit, pasi sipas mediave bavareze klubi spanjoll nuk dëshiron të shpenzojë shumë për kartonin e mbrojtësit kanadez. Alfonso Dejvis e pret një kalim në “Bernabeu”, ndaj edhe ka shtyrë bisedimet me Bajernin për rinovimin e kontratës, veçse në Madrid mendojnë se është më mirë të presin një vit. Nuk dihet sesa do të kërkonte Bajerni këtë verë për Dejvisin, nëse Reali do të bënte kërkesë, por padyshim një shifër tepër të lartë, ndoshta mbi 80 milionë euro, pse jo 100 milionë. Për këtë arsye, spanjollët gjykojnë se do të jetë më lirë në 2024, kur futbollistit t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë.
Sfidanti.al