Njëri nga tenistët më të mirë të planetit, dhe një pretendent për të fituar Grand Slemin në Londër, nuk do të mundet të garojë. Nik Qirios ka dëmtim në kyçin e dorës, dhe lajmëroi se nuk është në gjendje që të konkurrojë në Uimbëlldon. Kjo është një goditje shtesë për turneun më të vjetër dhe më të lavdishëm të tenisit në botë pasi aty do të mungojë Rafael Nadali apo Ema Radukanu, edhe këta për dëmtime. Qirios ishte vjet finalist në Uimbëlldon i mundur nga Novak Gjokoviçi.
Sfidanti.al