Xhenoa prezanton fanelën e re duke e hedhur në … det!

E veçantë mënyra e konceptimit, diçka që ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë. Një nga klubet më të vjetër të Italisë, kampioni i parë i vendit, pra Xhenoa, prezantoi fanelën e re për sezonin e ardhshëm duke e hedhur atë në ujin e detit e duke e fotografuar. Bluza është e lidhur me sponsorizimin e kompanisë Kappa, që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin kuqeblu. “A ju pëlqen metafora”, u shpreh administratori i deleguar i Xhenoas, Andres Blankez, duke iu referuar faktit se fanela doli në sipërfaqe që nga fundi i detit, ashtu si skuadra u ngjit më në fund në Serinë A.

Sfidanti.al