Mançester Siti po bisedon me Lajpcigun për 100-milionëshin Gvardiol

Kampionët e Europës tani janë më pranë arritjes së qëllimit, pasi më parë kishin rënë dakord me futbollistin. Lajpcigu konfirmon se po bisedohet me Mançester Sitin për Joshko Gvardiolin, qendërmbrojtësin e Kroacisë, që vlerësohet në 100 milionë euro si karton. Pritet që bisedimet mes dy klubeve të përfundojnë shpejt dhe Pep Guardiola të marrë lojtarin që do, dhe që ka thuajse të njëjtin mbiemër me të. Gvardiol cilësohet si një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe pritet ta ndihmojë Sitin të ruajë titullin në Angli dhe në Champions.

Sfidanti.al